Gjate nje interviste te bukur ne revisten ‘Living’, Cifti Alban Dudushi dhe Bieta Sulo kane rrefyer sekretin e tyre ne familje. Ata kane treguar se ne raportin “burre -grua” ata e shohin njeri tjetrin si te dashur jo burre e grua. Gjithashtu Bieta tregon se ne shtepi ata nuk bejne muhabete pune dhe ne pune nuk flasin per biseda shtepie.

“Ka një sekret pse e ruajmë këtë raport njësoj si para 15 vitesh. Unë Bietën nuk e kam grua, por të dashur. Ne jemi të dashur. Ka edhe një sekret tjetër. Në punë nuk kemi bërë kurrë biseda shtëpie dhe në shtëpi nuk bëjmë biseda pune”.

Sic ata pranojne Familja Dudushi duket e plotësuar me Albanin, Bietën, Joellen, Kroin dhe shokun më të mirë të Kroit, qenushin Charlie, por ata kanë zbuluar se dikush (Bieta ka deshire) ka plane që ky portret të zgjerohet me një të gjashtë.

“Madje do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh”, tha Bieta.