Gjithmon ne fund vit monedha euro gjithmon bie per shkak te prurjeve te shumta te monedhes nga emigrantet.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 121.5 lekë, apo rreth 0.3 pikë më pak se fundi i javës që lamë pas. Ky është niveli më i ulët që euro shënon që nga 24 shtatori i këtij. Prej fillimit të muajit dhjetor, euro është nënçmuar ndaj lekut me një pikë.

Ekspertët e këmbimit valutor në vend thonë se nënçmimi i ditëve të fundit ka ardhur për shkak të efekteve sezonale.

Rikthimi i emigrantëve në vend duket se ka rritur sasinë e valutës në qarkullim, çka ka sjellë dhe nënçmimin e saj ndaj lekut vendas.

Ndaj me mire do ishte qe eurot te shkenbeheshin me mire pas muajit Janar.