Pas gjithe atyre donacioneve qe dhane kengetaret Shqiptar neper bote per njerezit ne nevoje pas ngjarjes se 26 nentorit nje nga ata eshte dhe Ermal Meta.

Ai thote:“Kam ndjekur me shqetësim këto ditë ngjarjet në Shqipëri dhe bashkohem atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur. Vendosa t’i bashkohem apelit të Erion Veliaj duke dhënë kontributin tim për të ndihmuar në ringritjen e shtëpisë së familjes Alla, që Brisilda, Erseda, Erildi dhe familja e tyre të mos e kalojnë dimrin mes rrënojave e të ftohtit. Por ashtu si familja Alla, ka ende shumë të tjera që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe unë do t’ju lutesha të jepnit të gjithë një kontribut, sado i vogël qoftë nëpërmjet portalit https://e-albania.al”, – shkruan Ermal Meta në rrjetin social instagram.

“Edhe pak bën ndryshim. Nëse mundeni shpërndajeni ju lutem”, shkruan Meta ndërsa ka publikuar mesazhin sensibilues për të kontribuar në përballimin e kësaj situate.

Shpresojme nje dite me te mire per familjet ne nevoje.