Epidemiologu Ilir Alihmehmeti zbuloi se është prekur dhe është karantinuar në banesë.

Ai tha ka ndjerë disa simptoma të lehta dhe thote se“Me kalimin e sezonit të dimrit ne do ta vëmë re më qartë efektivitetin e vaksinës. Kemi nevojë për më shumë të dhëna për ta kuptuar. Është e rëndësishme të pritet koha e duhur për të pritur konkluzionet e duhura. Sa i përket evidencave ka një piramidë. Të dhënat e flasin qartë. Imuniteti i tufës është një element dinamik”.

Mjeku tha se kërkohen studime, sepse shumë qytetarë e kanë kalur Covid pa e kuptuar. Ai gjithashtu pretendoi se kur vaksina të mbërrijë në Shqipëri, mund ta ketë humbur rëndësinë, sepse me shuma gjasa shumë qytetarë shqiptarë do ta kenë kaluar koronavirusin.

“Me Covax garantohet 20%. Ne duhet të bëjmë studimet tona për të kuptuar sa e kanë kaluar. Shifra është e rëndësishme në Tiranë dhe në zonat e tjera urbane. Do të vaksinohet personeli shëndetësor që nuk e ka kaluar dhe grupet e tjera me risk që nuk e kanë kaluar. Duhet të dimë qartë se sa njerëz e kanë kaluar virusin në Shqipëri. Tashmë kemi shumë raste rreth e rrotull. Duhet bërë një tjetër studim nga Akademia e Shkencave për të parë se sa % kanë antitrupa”, – theksoi ai.

“Duhet të punojmë shumë për vaksinimin. Shpresa është të ulet numri i rasteve që kanë shenja të rënda duke i dhënë mundësi trajtimit sa më të mirë të sa më pak pacientëve. Po ta shihni sot që flasim ne jemi pothuajse në normalitet. Duke parë parasysh që këtë dimër nuk do ketë vaksinë për ne, në pranverë do bëjmë llogaritë nëse kemi arritur përqindje shumë të lartë të personave që kanë kaluar sëmundjen, do të bjerë vlera e vaksinës”, theksoi Alimehmeti.

Ndaj ruani distancimin social dhe ruani veten tuaj dhe familjen tuaj.