Sot ke mi pare se si kryeminnistri Edi Rama dhe I mirenjohuri Elvis Naci kane dale se bashku ne terren ne zonen e prekur te Thumanes.

Zv.kryeministri Brace beri permbeldhjen e ngjarjeve e te punes se skuadrave specialiste.

E nderkohe Elvis Naci solli ne kujtese se si kishte qene projekti per te strehur personat ne nevoje ne njerin nga pallatet qe sot nuk eshte me.

Ai tregoi se nje qytetar nga Zvicra kishte ofruar ne emisioni “Shqiptaret per shqiptaret” nje banese per njerezit ne nevoje por qe fatmiresiht nuk ishte realizuar si plan.

Naci tha: “E di çfarë na ka ndodh neve te ky pallat? Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm. Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte, por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kismet se ata 5 vetë nuk do te ishin me ne jete. Shyqyr që s’i paskemi fut…”

Ndersa Ilir Hoxholli tregoi se ishin saktesisht pese jetime ata qe do te hynin tek ky pallati dhe ai falenderoi Zotin qe nuk ia kishte sjelle mbare.

Pastaj ne mbyllje kryeministri dhe Elvis Naci biseduan per ndertimin e pallatit nga e para dhe qe do ta merrte persiper fondacioni Firdeus.