Imami i mirenjohur Elvis Naci ka qene i pranishem sot ne Mbledhjen e Komitetit Kombetar te Rindertimit dhe aty ka shprehur se nga fondacionii tij jane mbledhur 2 ml euro por priten edhe me shume.

Naci ka folur per transparence te plote per sa i perket te ardhurave dhe ka mundur t`u kthehet aludimeve te kota qe e mendonin si politikan te ardhshem dhe ai ka dhene edhe pergjigjen se kurre nuk do merret me politike.

Ja fjalet e Nacit:
Une nuk merrem me politikë, pavarësisht se më kanë etiketuar ashtu. Këtu jemi të gjithë të barabartë në fusha të ndryshme, pra të gjithë kemi kontribuar. Barazia në këtë tryezë, është hapi i parë për të ngrohur ata që janë të varfër.

Ne në këtë tryezë do të bëjmë transparencën edhe të fondeve të njëri-tjetrit, Unë nuk kam asnjë post dhe nuk do të merrem asnjëherë me politikë.