Ne Panairin e Librit, shefi i kuzhines Renato Mekolli ka qene nje nder ata personazhe qe eshte shfaqur duke prezantuar librin e tij.

Por gjate emisionit “Thumb on” gazetari e provokon Renaton duke u hequr sikur i ngaterron emrit e librit te tij.

Ai thote: “Libri juaj me i ri ‘Receta per 5 minuta’ mua me ka terhequr shume”, e keshtu i ben ngaterresen me titullin qe eshte i librit te Arbanes.

Ndersa Renato ia kthen: “ ‘Receta per 5 minuta’? , por nuk ka liber qe ben receta vec per 5 minuta, sepse nuk eshte e mundur. Une kam librat ‘Sekretet e shijes’ dhe ’50 shijet e pastave”,me nje ton te habitur.

Ndersa gazetari serish me ‘lojen’ e tij e pyeti: Pse nuk e keni ju librin ‘Receta per 5 minuta’?

Renato i pergjigjet me pyetjen ‘Kush e ka bere kete? Nuk e di si 5 minuta?’ ‘Une per vete kur futem ne kuzhine dua 1 ore, ithote duke qeshur.

E gjithe kjo u mor si nje thumbim per moderatoren Arbana Osmani qe sapo ka nxjerre ne treg librin e saj me te ri.