Një grua 87 vjeçare nga Kosova, e veshur me rroba tradicionale të zonës, duket në një video teksa bën ushtrime si në palestër për të mbajtur trupin në formë.

Gruaja në moshë vihet re teksa bën biçikletë e lumtur dhe shumë e angazhuar.

Videoja pasi është filmuar është hedhur në rrjetet sociale, nga i biri në Facebook-un me emrin Bajrush Ahmeti. Ai dëgjohet tek thotë ‘oj Non’ e gruaja që po bën ushtrime sportive pra është nëna e tij.

Me sa duket videoja nis në mënyrë spontane, pasi burri bën gjoja sikur nuk e di ku ndodhet e ëma dhe e thërret nëpër shtëpi. Por në fund, kur e gjen mbi biçikletë, e përgëzon atë , e cila vazhdon e buzeqeshur.

Vidjoja duket se ka marre shume pelqime dhe shpernddarje