Spektakli “Al Pazar”, ka hapur sezonin ne shtator, me emra të rinj por dhe me disa largime. Në këtë rikonceptim total të tij, ndër aktorët e larguar është edhe Behar Mera, i cili nuk do të jetë pjesë e “Al Pazar Televizion”.

Agron Llakaj është shprehur se largimet kanë se ishin të rëndësishme por respektohet vendimi i tyre.

“Na duket vetja se jemi ndryshe, duke respektuar edhe largimet që nuk ishin pak të rëndësishme, duhet kuptuar kjo gjë. Duhet kuptuar kaq gjë, që respektohet ndjenja e çdokujt në marrëdhënie në këtë punë. Kjo është një sfidë mbi të gjitha, me veten dhe jo me realitetin”, tha Llakaj.