Komiteti Teknik i Ekspertëve doli sot në një konferencë për shtyp, për të bërë një pasqyrë të situatës së pandemisë, në vendin tonë, në dy javët e fundit.

Mira Rakacolli, shefja e Komitetit, theksoi se, “situata ka qenë e qëndrueshme këto dy javë, me tendencë të lehtë uljeje”. Por, pavarësisht kësaj, Rakacolli u shpreh se kjo situatë ka ardhur si “pasojë e masave të marra në dy javët e fundit dhe mendojmë që të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore pas orës 22:00, si dhe universiteti të vijojë online edhe dy javë të tjera”.

“Është situatë për të cilën duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Të vazhdojmë të përdorim maskën dhe të ruajmë distancimin fizik”, shtoi Rakacolli.