Intervista e Bukurie Mata për News24,thote se shteti nuk ka bërë sa duhet për të gjetur vajzën ndërsa i bën apel të marrë edhe njëherë në pyetje njerezit qe mund te kene gisht.

“Ka 10 vite që ku eshte vajza ime dhe nga shteti nuk kemi asnjë informacion, asnjë dritë jeshile për gjetjen e Bleonës, për bijën time të vetme. Unë i kisha kërkuar drejtësisë, që 10 vite radhazi.

Unë e kam hu mbur besimin te shteti, unë pres çdo ditë më të mirën për Bleonën. Unë do ta kërkoj në rrugë private, në të gjitha institucionet e tjera, por i lutem edhe njëherë shtetit të marrë masa për gjetjen e Bleonës, të marrë edhe njëherë në pyetje ata që rrinë të lirë. Unë dua të vërtetën për gjetjen e Bleonës. Dua një siguri, një pikë jeshile, një drejtim në gjetjen e saj, ndaj uniformës blu. E kam hu mbur besimin te drejtësia shqiptare, sepse 10 vite nuk kam asnjë pikë në gjetjen e Bleonës ndaj uniformës blu”, thotë Bukurie Mata.

video