Njëherë e një kohë, dy vëllezër që jetonin në ferma fqinje me njëri-tjetrin… u konfliktuan. Kjo ishte përçarja e parë serioze në 40 vite që kishin punuar në bujqësi krah për krah. Ata kishin qenë duke ndarë makineritë, duke tregtuar prodhime dhe mallra sipas nevojës pa asnjë pengesë.

Pastaj bashkëpunimi i gjatë u shpërbë. Filloi me një keqkuptim të vogël dhe u rrit në një mospajtim të madh, i cili shpërtheu në një shkëmbim fjalësh të hidhura të pasuara me javë të tëra heshtjeje.

Një mëngjes dikush trokiti në derën e vëllait më të madh. Ai e hapi dhe gjeti një burrë me veglat e një marangozi.

Unë jam duke kërkuar për disa ditë pune“, – i tha ai. “Ndoshta mos keni disa punë të vogla tek-tuk. Më ndihmoni dot?”

“Po!” – i tha vëllai më i madh. “Unë e kam një punë për ty. Shiko përgjatë përroit në atë fermë. Ai është fqinji im, në të vërtetë, është vëllai im më i vogël por ne nuk shkojmë mirë.

Javën e kaluar ai gërmoi një kalim më të gjerë për ujë në fermën e tij por ai përfundoi duke krijuar një përrua shumë të gjerë në mes të fermave tona dhe unë jam i sigurt se ai e bëri atë vetëm për të më inatosur.

Unë dua që të ndërtosh diçka në mënyrë që ne të mos kemi të bëjmë më me njëri-tjetrin dhe të mos kemi nevojë t’ia shohim fytyrën njëri-tjetrit matanë përroit.”

Marangozi i tha: “Mendoj se e kuptova situatën. Unë do të jem në gjendje të bëj një punë që do t’ju pëlqejë.”

Vëllait më të madh iu desh të shkonte në qytet për furnizime, kështu që e ndihmoi marangozin të merrte materialet e nevojshme dhe e la atë të punonte i qetë pranë përroit. Marangozi punoi shumë gjatë gjithë kohës duke matur, sharruar, ngulur gozhda.

Në perëndim të diellit kur u kthye vëllai më i madh, marangozi sapo kishte përfunduar punën e tij. Vëllai më i madh shqeu sytë nga habia. Nuk ishte ajo që ai kishte menduar apo imagjinuar.

Ishte një urë që shtrihej nga një anë e përroit në tjetrën! Një punë e mrekullueshme, parmakë të bukur e të punuar me mjeshtëri.

Ura

Dhe për habinë e tij, vëllai i tij më i vogël përtej përroit po vinte për ta takuar me një buzëqeshje të madhe dhe me krahë të hapur për ta përqafuar.

Ti je me të vërtetë zemërmirë dhe i përulur vëllai im! Pas të gjitha gjërave që të bëra dhe të thashë, ti më tregove se marrëdhëniet e gjakut kurrë nuk mund të prishen! Më vjen keq për sjelljen time“, – tha vëllai më i vogël ndërsa iu hodh në përqafim të madhit.

Ata u kthyen për të parë marangozin që po ngrinte kutinë e veglave mbi shpatullën e tij.

Jo, prit! Qëndro edhe disa ditë. Kam shumë punë të tjera për ty,” – i tha vëllai më i madh.

Do të doja shumë të qëndroja“, – ia ktheu marangozi, “por, kam shumë më shumë ura të tjera për të ndërtuar!”

Nuk ka turp në pranimin e gabimeve tuaja ose faljen e njëri-tjetrit. Duhet të jemi të sjellshëm dhe të përunjur. Ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë së bashku si familje dhe të mos e prishim atë marrëdhënie të vyer nga disa debate të parëndësishme të momentit./shkollasuksesit/