Ne cdo skene ku shkon Alketa Vejsiu ajo e pushon ate me fjalen e saj dhe menyren se si i ben njerezit per vete.Kur zbriti shkallet e tetarit Ariston foli shume bukur dhe kaloj dhe kohen qe e kishte te limituar.

Mediat italiane shkruajtën se si moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka ngritur zërin në prapaskenën e Sanremo, ku është dëgjuar të kërkojë llogari për kohën që i kanë dhënë. Në momentin që ajo sapo mbaroi pjesën e parë të prezantimit, Alketa bashkë me Amadeusin shkuan në prapaskenë për t’i lënë skenën këngëtares Elodie.

Por Alketa ka lene mikrofonin hapur dhe jane degjuar biseda qe ka bere pas kuintave.

Pra Alketa mori 2 minuta me shume nga koha e saj dhe kjo eshte komentuar ne mediat Italiane se pse ndodhi kjo gje.

“I zbrita i ngjita dhe i zbrita përsëri. Duhet t’i vidhja ato minuta se ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të jepja një koncentrat timin, dhe të lija një shenjë modeste. Por ai është një xhentelman dhe këtë duhet të mësojë nga modeli Amadeus,”- është shprehur Alketa Vejsiu në “Porta a Porta”.

Por ja se si eshte pergjigjur Amadeus per kete ngjarje.

“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj gjithmonë një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, dhe fiton shumë mirë, merita nuk është e sulmuesit, merita nuk është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival, festivalin më të dashur nga italianët”,- u shpreh Amadeus.