Sot eshte një shtetas shqiptar është proceduar penalisht dhe gjithashtu eshte gjobitur pasi ishte perpjekur të kalonte pikën kufitare të Kakavijës edhe pse kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Keshtu gjate kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, burri jo vetëm është ndaluar të kalojë kufirin, por edhe i është vendosur masa administrative gjoba në vlerën 700.000 lekë.

Tani burri 65-vjeçar mesohet se po procedohet për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ja Njoftimi i plote policisë/ Gjirokastër:

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.