Ju ka ndodhut te keni blerë jastëkë të bardhë e të rehatshëm për shtratin tuaj dhe pas ca kohësh vereni se janë zverdhur dhe ndotur?

Ne kemi gjetur per ju zgjidhjen e duhur për jastëkë si të rinj dhe përsëri të bardhë.

Në rast se jastëkët tuaj janë zverdhur ja cfare duhet te beni.

Për fat të keq, jastëkët e bardhë zverdhen shpejt.

Kjo ndodh sepse kur flemë dje.rsitim shumë dhe një pjesë e madhe e djersës përfundon në biankeritë e shtratit duke i zverdhur.

Po ashtu siç ndodh me jakën e një këmishe të bardhë e cila në fund të ditës zverdhet.

Por cfare te beni nese jane bere pis?

Nuk keni pse te harxhoni para ne lavanderi kur i keni vet ne shtepi perberesit per higjienizimin e tyre.

Ju duhen: 250 ml detergjent i lëngshëm që përodorni zakonisht për të bardhat; 125 ml uthull e bardhë; 150—200 gr sodë bikarbonat.

Per ta pergatitur perzieni te gjithe perberesit ne nje tas me 700 ml uje te ngrohte .

Kjo perzierje hidhet ne lavatrice ne vendin e detergjentit dhe e gradojme ne procesin me larje 30-40 grade.

Ne fund pasi i lani rrobat, jasteket i nxirrni jashte dhe i thani ne diell.

Keshtu ata do te shkelqejne nga bardhesia dhe sapo mesuat receten e perzierjes me te mire qe ben edhe per njollat e bardha si tek xhupat, carcafet apo peshqiret.