Te ftuar ne Vizion Pluz ne emisionin e pasdites femijet e ish deputetit Dritan Prifti kane folur per pasionet e tyre.

Djali i tij i madh Davidi u përgjigj: “Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin, ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”. Ndërsa djali i vogël, Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashkë dhe ndër të tjera u shpreh se: “Gjithmonë kur ikja në futboll i thoja ‘hajde me mua, se do bëjë një gol për ty’ dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.

Vajza thote se: “Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”. Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim. Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojnë çdo moment të kaluar me babin e tyre. Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.