Dielli, djali i Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt feston një vjetorin e lindjes. Moderatorja i kushtoi disa fjalë të ëmbla ku shprehej se vogëlushi ishte “dhurata më e papritur dhe më e bukur që më bëri Zoti, bekimi që me risolli besimin se mrekullitë ekzistojnë dhe se Dielli mund te lindë sërish.”

Ndërkohë, ata kanë organizuar dhe një festë për të. Ka qenë vetë moderatorja, e cila ka ndarë disa imazhe dhe video nga “ferma” e Diellit, ku ka mbledhur miqtë e saj më të ngushtë. “Po festojmë rrezen tonë të Diellit”, shkruan ajo në njërën prej fotove.