Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka bërë një ndryshim për sa i përket rrjetit social të saj, në Instagram.

Çiljeta ka fshirë të gjitha fotot e saj qe ka pasur të postuara, duke përfshirë edhe ato me partnerin e saj Alban Hoxhën.

Menjëherë pasi këngëtarja i hoqi ato foto, u ngritën dyshimet se mes çiftit ndoshta ka marrë fund lidhja.

Por ajo publikoi disa javë më parë në Instagram vetëm një foto me Albanin, pas shumë vitesh lidhjeje.

Megjithatë gjatë shfaqies së tyre në media është përfolur shpesh herë se ata janë ndarë, por gjithmonë më pas i kemi parë sërish bashkë.

Ende nuk dihet nëse ky është thjesht një vendim personal i këngëtares për të fshirë gjithçka nga rrjeti social Instagram apo ka edhe lidhje me partnerin e saj.

Gjithçka mbetet për tu konfirmuar sepse ndërsa këngëtarja fshiu të gjitha fotot e vjetra, më pas publikoi një të re ku shfaqet e veshur m një fustan të zi elegant.