Byreku me presh e me kos eshte nje alternative shume praktike per ta shijuar ne keto kohe.

Receta vjen nga zonja Katerina e cila e publikon ne News24 ne hapesiren e saj te gatimit.

Perpiquni ta pergatisni edhe vete pasi eshte shume i thjeshte per tu pergatitur.

Perberesit e tij jane 1 kg presh i grire i holle, 2 gota kos, 2 gota kos, 2 kokrra veze, 1 tufe nenexhik, 4-5 luge gjelle vaj ulliri dhe 4 peta te bera vete ose 5-6 peta te gatshme.

Fillojme me preshin te cilin pasi e kemi grire imet e kaurdisim sa te zbutet mire e te uli vellimin.

Keshtu e largojme nga zjarri e pasi te ftohet pak e rreullojme me kripe, piper, dhe gjethe dhjozme.

Ndersa ne nje tas tjeter rrahim vezet dhe i perziejme me kosin, e metej i shtojme tek preshi i gatshem.

Ne nje tepsi te lyer me vaj do te shtrojme ne fillim dy peta siper te cilave vendosim mbushjen e pergatitur.

Mbi kete vendosim edhe dy petat e tjera te perkatura me yndyre.

Pastaj byrekun e pjekim ne furren e parangrohur ne temperaturen 180 grade celsius perreth 40 minuta.