Nje nga byreket me te shijshem eshte dhe ai me kos dhe presh ka nje shije te vecante dhe eshte shume i mire.
Por ate mund ta pergatisni shume lehte shpejt dhe bukur.
Ja dhe përbërësit:
1kg presh të grirë hollë, 2 gota kos, 2 kokrra vezë, 1 tufë nenexhik,
4-5 lugë gjelle vaj ulliri, 4 peta të përgatitura vetë ose 5-6 petë të gatshme.
Ndersa per ta përgatitur fillimisht grijmë shumë hollë preshin, e vendosim të kaurdiset derisa të zbutet dhe të ulë vëllimin. Pasi preshi të jetë gati e largojmë nga soba dhe e lemë t’i bie temperatura. Pasi preshi të jete ftohur e rregullojmë më kripë, piper të zi dhe gjethet e dhjozmës. Rrahim vezët me kosin dhe e shtojmë tek preshi i gatuar.
Në një tavë të lyer me yndyrë shtrojmë dy peta dhe më pas vendosim mbushjen me presh. Vendosim mbi mbushje dy petët e tjera të spërkatura me pak yndyrë. E vendosim byrekun në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
Ju urojme nje dreke te kendshme dhe plot shije.
Gatim te mbare.