Deputeti i njohur Kujtim Gjuzi është fotografuar në një byrektore në ish-Bllok.

Pasi ka dalë nga Kuvendi, ai është drejtuar të vetmit dyqan të asaj zone.

Ai shihet teksa ha në këmbë byrekët, që i ka shoqëruar edhe me dhallë. Ky veprim ka habitur njerëzit, të cilët edhe e kanë fotografuar momentin ku e kane parë.

Edhe pse nuk dihet se për çfarë arsyesh deputeti Gjuzi ka përfunduar në një lokal të tillë, pasi ne jemi mësuar që politikanët tanë t’i shohin nëpër vende të rafinuara.

Ndoshta thjesht ndjenja e urisë e ka shtyrë të zgjedh alternativën më të shpejtë, lokalin më të afërt.

Por në fund të fundit, si të gjithë shqiptarët normal që është edhe ai, me gjizë, byrek e fasule jemi rritur të gjithë.