Ajo është një ndër moderatorët më të dashura për publikutn shqiptar dhe është tepër aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit e saj momente të ndryshme të përditshmërisë së saj, ndërsa sot ka kujtuar për fansat se feston ditën e saj të lindjes.

Moderatorja publikoi një foto të sajën ku shfaqej pa grim dhe e veshur me rroba sportive, teksa ka “sfiduar” ndjekësit të gjejnë moshën e saj.

“Kush e ka ditelindjen sot??? He e gjeni dot? ‍” – shkruan Bora krahas postimit.

Moderatorja ka lindur më 9 janar të vitit 1992, ndërsa sot ka mbushur 28-vjeç.

Megjithëse është ende shumë e re, ajo nuk i tregon aspak 28 vitet e jetës, duke u dukur ende sikur është në fillim të të 20-ave të saj.