Meteorologu Hakil Osmani duke folur për Report Tv mbrëmjen e djeshme tha se gjatë ditës se premte do të kemi rritje të temperaturave me 2-3 gradë.

Ai tha se ne orët e mesnatës priten vranësira kështu që dita e nesërme mund të ketë prezencë vranësirash, që do jenë më të dukshme kryesisht në zonat malore.

Dhe gjatë pasditeve pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut deri ne mengjesit e te shtunes por ne zonat malore reshjet priten te jene ne forme debore.

Persa i perket dites se diel, pritet permiresim i kushteve atmosferike dhe kthjellime mbizoteruese.

Pergjithesisht per muajin dhjetor pritet te kete nje mbyllje muaji me vlera termike me te medha se ato normale dhe sipas metereologut do te jete 2-3 grade me i larte.