Prej muajsh njerezit po shpresojne se pandemise do t`i vije shpejt fundi. MAdje shpreses per rikthim ne normalitet shpesh here i jane afruar shume zera te dyshimte.

Mirepo tashme eshte Bill Gates, bashkethemeluesi i Microsoft ai qe ka bere nje vleresim te ri. Ai tha se me vaksina premtuese dhe trajtime terpeutike specifike Shtetet e Bashkuara mund te jene ne rrugen e tyre per rikthim ne normalitet deri ne pranveren e 2021.

Megjithate gjendja aktuale e pandemise ne Shba eshte shqetesuese.
“Gjëja më ndikuese” që njerëzit mund të bëjnë tani për të zvogëluar përhapjen e mëtejshme dhe për t’i dhënë fund pandemisë, është të ndjekin atë që na është thënë të bëjmë gjatë gjithë kohës. Per shembull shoqërimi më pak me njerëz, [dhe] mbajtja e një maske kudo që mund të ekspozoheni ndaj dikujt jashtë shtëpisë tuaj”, shtoi ai.

Vaksinat janë afër aprovimit. Prodhuesit e ilaçeve Pfizer dhe Moderna kanë paraqitur autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinat nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, ku sipas guvernatori i Nju Jorkut pritet qe de ri në 15 dhjetor të vaksinohen 170,000 njerëz.

Mandej Anthony Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, tha se deri në prill, të rinjtë e shëndetshëm pa kushte themelore do të jenë në gjendje të “hyjnë në një CVS ose në një Walgreens dhe të vaksinohen”, gjatë një interviste me CEO-në e Facebook Mark Zuckerberg më 30 nëntor.

Keshtu qe ne kete situate qe kalojme Ish-Presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë thënë secili se do të marrin vaksinën dhe do ta publikojnë atë në kamera për të krijuar besimin e publikut.