Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, ka thënë se pas nje vit paksa te keq, tashme sipas tij pritet që lajme të mira do të na vijnë gjatë vitit të ardhshëm.

“Ne tashme dime qe shumë njerëz kanë humbur jetën gjatë pandemisë së coronavirusit dhe mijëra të tjerë janë infektuar me COVID-19 ne Amerike, kurse dëmet ekonomike kapin vlerën e dhjetëra trilion dollarëve, por edhe mbi një miliard fëmijë kohën më të rëndësishme për shkollë, e kanë humbur”, ka shkruar Gates në blogun e tij “Gates notes”.

Megjithatë, ai thotë së gjërat do të përmirësohen gjatë vitit 2021 dhe priten lajme te mira per mbare boten.

“Gjatë vitit të ardhshëm do të na vijnë lajme të mira. E kam kaluar 2020-ën me kolegët nga Fondacioni, duke u munduar ta kuptojmë se si duhet ta testojmë, trajtojmë dhe parandalojmë COVID-19.

Kur mendoj shpejtësinë dhe përparimin e shkencëtarëve, jam i befasuar. Raca njerëzore kurrë nuk ka bërë përparim më të madh kur është fjala për shërimin e çfarëdo sëmundje brenda një viti.

Një gjë e tillë kurrë më parë nuk është bërë sikur në kete periudhe qe po kalojme”, ka shtuar Gates.