Ditet sa vijne dhe behen dhe me te ftohta qe tregojne se dimri ka trakitur dhe eshte ne kohen e tij.

Por sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak ne javen qe do vijne pas do te kete reshje shiu dhe ne zonat malore fillojne reshjet e debores.

Temperaturat do te pesojne ulje dhe me shume era do te fryj nga veri perendimit.

“Java që vjen, do të sjellë me vete ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Do të nisë me diell e vranësira, por gjatë së martës reshjet do të rikthehen në të gjithë vendin të herëpasheshme në jug dhe në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës përgjatë lartësive malore e kodrinore në verilindje e lindje reshjet do të kthehen në dëborë.

Reshjet do të ndërpriten gjatë së mërkurës, por duke sjellë rënie të ndjeshme temperaturash, veçanërisht në veri e verilindje, ndihmuar dhe nga era e ftohtë veriore si dhe mjegull e ngrica në zonat malore në orët e mëngjesit.Më tej, siç shihet dhe në tabelë reshjet e shiut parashikohen lokale të përkohëshme. Ditën e premte temperaturat do të pësojnë rritje. Urojmë që qetësia të mbizotërojë mes nesh këto ditë!”, shkruan SHMU.