Ne Australi jane hedhur mijera kilogram me karrota apo patate te embel nga avionet e ndryshem qe jane ofruar per te shpetuar kafshet pas zjarrit qe mbuloi Australine.

Kjo eshte nje nisme e ndermarre nga qeveria e Australise ne te gjithe vendin.

Ajo qe ndodhi ishte rreth një javë më parë ku në Parkun Ndërkombëtar, New South Wales dhe Wildlife Services nisën misionin e tyre për të shpërndarë ushqim nga ajri në luginat Capertree dhe Wolgan, në Parkun Kombëtar Yengo, në luginën Kangeroo dhe përrreth luginave të lumenjve Jenolan, Oxley Wild.

E kështu deri më tani janë hedhur mbi 2200 kilogramë perime të freksëta për kafshët që jetojnë në këtë zonë. Matt Mean, ministër i mjedisit tha se pavarësisht se kafshët kishin shpëtuar për mrekulli nga ajo dukuri, tashmë ndodheshin jashtë habitatit të tyre, i cili është shkatërruar, ndaj kanë nevojë për t’u ushqyer.