Aktori shqiptar i njohur Kosta Kamberi ka qene i ftuar keto dite ne emisionin ‘Soiree’.

Nee kemi njohur vite me pare per barcaletat dhe rolet e tij te bukura ne skene.

Ne bisede me moderatoren Jonida Shehu, aktori ka folur per largimin e tij nga ekrani shqiptar pasi ajo e pyet se cfare ka dodhur me te gjithe keto kohe qe i ka munguar skenes.

Ai tha me humos se s`ka asgje te re, se vazhdon me gruan qe ka pasur dhe per shkeputjen tha se nuk deshi ai ashtu por ishte politika qe i kaloi ata aktore ne plan te dyte qe vete te ishte ne plan te pare.

Ndersa pyetjes se a e merr malli per programet televizive te asaj kohe ai iu pergjigj ‘absolutisht jo’ pasi tha se koha ben te veten dhe cdo gje ecen, rinia ben gjera te tjera.

Por ai nuk e mohoi se nuk ben ende humor por preferoi te thoshte se nuk jane ne treg pasi kur ia kujtojne u thote faleminderit dhe madje edhe per sot vazhdoi ai me humor ‘Faleminderit qe na ftove’.

Gjithashtu Jonida Shehu e cilesoi ate si nje njeri qe jeton mes Shqiperise dhe Amerikes, por aktori edhe pse shkon here pas here per familjen tha se nuk i pelqen te rri atje.

Sipas tij ne nje vend ku nuk ngop dot shpirtin nuk ke c`e do mireqenien ne ushqime.

‘Atje nuk te flet njeri me goje’, tha ai, madje harron emrin.