Dy muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina ka shprehur simpatinë për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin. Gjatë një interviste në emisionin “Në pranga”, ai ka thënë se për Borën është i gatshëm të bëjë 10 vite burg.

Ndër të tjera ai shprehet se ka respekt për Borën dhe se vetëm pas përfundimit të emisionit e ka njohur më shumë.

“Dukej sikur kishe debulesë për Borën”- i drejtoi pyetjen drejtuesi emisionit.

“Komplimente nuk i kam bërë ndonjëherë, kam respekt. Është moderatorja e emisionit dhe kam respekt. Bëja 10 vite burg për Borën. Kam shumë respekt, sidomos kur ishin këto turet. Nuk kemi pasur shumë muhabet me Arjanin dhe Borën. Tashmë që mbaroi Përputhen u familjarizuam dhe kuptova që ishin shumë njerëz të thjeshtë” – tha Atdheu.