Lidhja e tyre me Mbretërinë tashmë duket se është shkëputur pothuajse fare. Buckingham Palace, në një deklaratë të fortë shprehet se Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan kanë humbur titujt e tyre mbretëror dhe ndaj ata nuk do të marrin më fonde publike për detyrat përkatëse mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex gjithashtu kanë thënë se ata po synojnë të paguajnë paratë për rinovimin e Frogmore Cottage, që do të mbetet shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar më pas.

Në deklaratën e tyre thuhet: “Duka dhe Dukesha e Sussex janë mirënjohës ndaj Madhështisë së saj dhe familjes Mbretërore për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndërsa ata po fillojnë një kapitull tjetër të ri të jetës së tyre.

Me bekimin e Mbretëreshës, pasi ata kishin rënë dakord me këtë marrëveshje të re dhe e mirëkuptuan se duher të tërhiqen nga detyrat Mbretërore, Sussexes do të vazhdojnë të kenë patronazhet dhe shoqatat e tyre private.

E megjithëse ata nuk mund të përfaqësojnë më zyrtarisht vetë Mbretëreshën, e kanë bërë mjaft të qartë se ata gjithmonë do të vazhdojnë të mbështesin vlerat e Madhërisë së saj.

Kështu që Sussexes nuk do të përdorë më titujt e tyre pasi ato nuk janë më anëtare të familjes Mbretërore.

Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë dëshirën e tyre për të shlyer shpenzimet e Grantit Sovran në rinovimin e Frogmore Cottage, që theksojmë se do të mbetet shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.”