Këngëtarja Arilena Ara u zgjodh fituesja e këtij viti në festivalin e RTSH-së me kengen ‘Shaj’.Dhe ajo do te perfaqsoj dhe Shqiperine ne Eurovizion.

‘Këtë herë shkruajtëm një këngë me Lindon Berishën për veten time. Jam e emocionuar sepse kam mamin tim në sallë për herë të parë. Kam familjen time perball meje. Dua të falenderoj gjithashtu njeriun tim për gjithashtu dhe jam krenare që jam fëmija jot te falenderoj. Kjo është për ju.Shume e emocionuar Arilena falenderon te gjithe dhe ndihet shume e lumtur.

‘Shaj’ është kënga e dytë më e klikuar e këtij festivali që ka arritur më shumë se 600 mijë klikime në Youtube.

Mori vëmendje që në ditën e parë për shkak të zërit të fuqishëm dhe emocionit që transmeton tek publiku nje kenge e fuqishme dhe shume te bukur e punuar e kujdes dhe ne detaje.

Fituesja u zgjodh nga juria dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020 që do të mbahet në muajin maj në Roterdam të Holandës.