Ardit Gjebrea e viziton shpesh Korcen dhe atij i pelqen Korca.Ai eshte larguar disa dite nga Tirana per te kaluar pushimet ne Korce.

Me te ndodhet dhe familja e tij djali me te fejuaren pasi kane mberritur nga SHBA.

Ardit Gjebrea ka publikuar sot një foto së bashku me urim të përzemërt për familjen e tij dhe të gjithë njerëzit që e rrethojnë.

Por pjesë e këtij urimi janë edhe të afërmit e tij që janë ndarë nga jeta. Pak muaj më parë moderatori humbi të ëmën dhe sot e ndjen shumë mungesën e saj.

“I pari falënderim për Zotin, më pas lutjet për shëndetin dhe begatinë e familjes, për të afërmit, për ata me të cilët punoj, për të gjithë ju që jeni pjesë e jetës time dhe për ata që nuk i kam në këtë jetë dhe që më presin në jetën tjetër. Ju dua të gjithëve”, shkruan Arditi.