Moderatori i njohur i Tv Klan Ardit Gjebrea përmes dy postimeve në Instastory ka treguar se sot ai dhe bashkëshortja e tij Anila festojnë 30-vjetorin e martesës së tyre. Ata kanë kurorëzuar dashurinë në martesë 30 vite më parë dhe ajo ditë ka qenë me shumë shi, por mjaft e bekuar dhe me fat për të.

Gjebrea ka zbuluar se në këtë ditë të veçantë ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin tufa me lule si shenjë dashurie për të gjitha këto vite të lumtura martesë.

“Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave të kuq duke etikuar dhe Anilën.

Në postimin e dytë Arditi shkruan: “Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”. Në këtë tufë me trëndafila të bardhë shihen dhe dy trëndafila të tjerë në mes, një blu për Jonin dhe një rozë për Annën.