“Big Brother” këtë vit do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, por lajmi i ri është se nuk do të jetë Arbana prezantuesja.

Ajo vetë u shpreh pak kohë më parë se është në dilemë për rikthimin e formatit te tij dhe realizimin me standartet e dikurshme.

Keshtu përflitet se prezantuese e “Big Brother 10” do të jetë pikërisht Luana Vjollca.

Vetë oderatorja në emisionin e saj “Shiko kush luan” deklaroi se do rikthehet shumë shpejt në ekran, madje brenda 1 muaji.

E kjo ka mjaftuar që të ngjallen dyshime se a do të jetë Luana që do të prezantojë “Big Brother”.

Madje kjo nuk është hera e parë që Luana përflitet për prezantimin e spektaklit të njohur pasi edhe dy vite më parë emri i saj ka qene shume i lakuar në media.