Kancelarja Anxhela Merkel eshte shprehur se deshiron nje konsensus sa me te shpejte me Francen mbi zgjerimin e Bashkimit Europian si forme reformimi.
Kete e ka deklaruar te merkuren ne Zagreb pas takimit qe kishte me homologun e saj nga Kroacia, Andrej Plenkovic.
Ajo ka shprehur mbeshtetje per qeverine kroate qe te kene nje konference te perbashket me Ballkanin perendimor ne formen e plote te bashkimit Evropian.
Ketu ka thene se do te jete e rendesishme krijimii kushteve per te filluar negociatat me Shqiperine dhe gjithashtu Maqedonine e Veriut.
Duke pasur parasysh propozimin e ri të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit, kancelarja gjermane tha:
“Ne tani duhet të bisedojmë me Francën dhe këtë duhet ta bëjmë shumë intensivisht, për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar , që duhen ndryshuar, në procesin e zgjerimit. Jemi të gatshëm të bisedojmë, edhe pse qysh sot kemi një numër të madh mundësish për të qenë fleksibël,”
Merkel njoftoi se reformimi s`do te kete si pasoje qe BE te terhiqet nga ato premtime qe ka bere.
Behet e ditur se Kroacia do te jete kryetare e radhes per BE ne pjesen e pare te vtit 2020 e me pas ne pjesen e dyte do te jete Gjermania.