Aktori Guljelm Radoja pas një muaj i shtruar në spitalin e Durrësit për shkak të Covid 19, dërgohet në intubim te “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pasojat që i ka lënë COVID-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit.

Artisti Guljelm Radoja (1945, Shkodër) ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në shumë rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te , “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj.

Shpresojme qe te behet mire dhe te sherohet sa me shpejt.