Nder kengetaret konkurrente ne Festivalin ‘Kenga Magjike 2019’ eshte edhe Marsela Cibukaj e cila u prezantua me kengen e titulluar ‘Therrime dashurie’.

Kenga eshte mirepritur nga publiku i gjere dhe gjithashtu ka marre edhe vleresime te shumta positive nga artistet e tjere.

Nje nder keta artiste ka qene edhe Aurela Gace e cila per me teper e ka shperndare ne profilin e saj ne instagram nje pjese te kenges per krah se ciles shkruan ‘E zbrita frikën time në stacion… Oh sa e dua këtë këngë… edhe këtë vajzë super artiste’.

Marsela shprehet se eshte ndjere shume e lumtur nga vleresimi i Aureles dhe pastaj e falenderon publikisht me disa fjale te zgjedhura.

Ne postimin e saj ajo shkruan ‘Më bëhet zemra mal, kur zëri im, kënga ime, muzika e bukur, teksti i kërkuar, vlerësohen nga artistë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë muzikës dhe publikut shqiptar, kanë qenë dhe janë shembull frymëzimi për të gjithë ne si me talent, punë të palodhshme, energji të pakursyer lihen gjurmë në zemrat e njerëzve. Ju jam mirënjohëse pafund’