Pas mbylljes se Festivalit te Kenges, ne “Portokalli”, moderatoret Salsano dhe Xhemi e thumbuan Alketen me ane te nje vidjoje ku imitonin veprimet e saj ne skene.

“Per 1 vit njehere nuk dua te degjoj kenge! Ika te nderrohem nje here se kam 5 minuta me kete veshje. Si mund te rri robi 5 minuta me nje veshje?”, shprehej Xhemi me ironi.

Ndersa sot Alketa ka reaguar pas asaj vidjoje me ane te revistes se saj “Class”.

Ajo keshtu nepermjet nje foto te vjeter te Xhemit perkrah shkruan nder te tjera se Xhemi duhet te vazhdoj karrieren si aktore sepse mund te fitoje nje kupe ne “Golden Globes”.