Shefja e infektivit, Najada Çomo thotë se pavarësisht uljes së infektimeve, duhet të jemi të kujdesshëm.

Sipas saj, sëmundja e koronavirusit është “thyer” numerikisht, por nuk duhet të bjerë vëmendja tani.

“Ajo që po dëgjojmë tani në të gjithë botën, nuk është ulje e pandemisë. Duhet të vazhdojë mbrojtja por pa u relaksuar. Jo relaks i plotë që të mos themi tani mbaroi. Papërgjegjshmëria është risk i lartë”.

Çomo është kandidate për deputete e Partisë Socialiste, në Tiranë. E ftuar në “Top Tak”, ajo tregon se vazhdon të veshë bluzën e bardhë dhe t’u shërbejë pacientëve. “Besoj se duhet të kem shenja në fytyrë, sepse erdha nga vizitat me pacientët. E kam ruajtur me fanatizëm veshjen, kujdesi a treguar se je larg infektimit”.