Nese po kerkoni receten e bakllavase me te shijshme qe keni provuar ndonjehere ja ku e keni me poshte:

Ju duhen 1 kg miell, Niseshte per hapjen e peteve, 7 veze (4 te plota e 3 te bardha), 1 gote uji me vaj, 1 gote uji me kos, pak leng limoni, 600 g gjalp dhe 750 g arra te qeruara.

Ndersa per te sherbetosur duhen 1.5 kg sheqer, gjysem limoni, 1 liter uje.

Keshtu me radhe ndjekim keto hapa.
Se pari fillojme e zeme brumin me miellin, vezet, kosin, vajin dhe lengun e limonit por nuk e zeme shume te forte. E me pas e leme rreth nje ore te qetesohet qe pastaj ta ndajme ne katersh.

Secilen nga pjeset e ndajme ne 22 kulece te vegjel sa nje kokerr arre.

Pastaj petet i hapim jo shume te medha dhe i veme mbi njera tjeteren duke i lyer me nga pak niseshte.

Keshtu sic jane njera mbi tjeteren peten do te hapim nje pete te madhe sa tepsia dhe do ta shtrojme ne tepsin e lyer me vaj.

Kete pete e lyejme siper me gjalp dhe i hedhim siper arrat e grira dhe nese doni pak kanelle.

Te gjitha petet e tjera te brumit do t`i bejme njesoj si peta e pare dhe gjithashtu i hedhim arra e gjalp.

Por tek peta e katert pasi e kemi vendosur mbi tepsi do te bejme prerjen e bakllavase ne forme ylli dhe lart do te hedhim lart gjalpin e mbetur.

Tepsine qe eshte gati do ta pjekim ne fillim me 150 grade dhe pasi te skuqet pak e ulim temperaturen ne 120 grade.

Pjekja do te shkoje rreth 4 ore qe bakllavaja te piqet e te kulloje mire por nderkohe pergatisim edhe sherbetin.

Ne nje tenxhere do te shtojme ujin, sheqerin dhe e veme te zieje sa te trashet pak por e kuptojme qe eshte gati nese pika e sherbetit tek thoi te mos shkeputet.

Truku eshte se sherbeti nuk hidhet direkt sa hiqet nga zjarri por lihet 5 minuta dhe ia hedhim bakllavase e cila duhet te jete e ftohte.

Video