Ne rubriken e te dieles ne Tv Klan, Historia e radhes ishte ajo e Gentes dhe familjes Haxhiaj qe e preku gjithe publikun.

Ishte Genta ajo qe kishte dhuruar nje pjese te melcise Lulzimit, kryefamiljarit te familjes Haxhiaj dhe me kete gjest i habiti te gjithe.

Ne fakt ajo tregoi se kete e kishte bere per babain e saj qe kishte nderruar jete por ajo u shpreh se familjes nuk i ka treguar gje.

Historine e vete Genta nje dite ia kishte treguar te emes sikur i kishte ndodhur nje shoqes se saj por e ema nuk kishte reaguar mire.

Por me pas pasi historia e saj u be publike, Genta ia ka treguar me ne fund familjes dhe si fillim e mori vesh i vellai i cili i puthi kembet.

“Mami u shokua, akoma s’e ka marrë veten. Komentet pozitive të njerëzve më kanë ndihmuar shumë në këtë situatë, pasi nga to familja ime mori shumë forcë”, ka treguar Genta për “E diela shqiptare”.