Një studimi të ri shkencor kanadez, ka nxjerre se grupet e gjakut ndikojnë në infektimin me koronavirus dhe keshtu në bazë të të dhënave të studimit të fundit, njerëzit me grupin e gjakut zero kanë mesatarisht 12% më pak të ngjarë të infektohen me në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Gjithashtu, personat me një grup gjaku me rhesus negativ (O-, A-, B- ose AB-) kanë një rrezik 21% më të ulët të infektimit me koronavirus sesa ata me një grup gjaku pozitiv. Njekohesisht njerëzit me grupin e gjakut zero kanë 13% dhe 19% më pak të ngjarë të kenë simptoma të rënda Covid-19 ose të vdesin nga Covid-19. Prandaj, personat me grup gjaku O- janë më pak të rrezikuar se çdo grup gjaku tjetër.

Keta studiues, të udhëhequr nga Dr. Joel Ray i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Torontos dhe Spitalit St.Michael, analizuan testet e gjakut të 225,556 personave me një moshë mesatare 54, ku 44% prej tyre kishin grupin O,36% grupin A, 15% B dhe 5% AB.

Vihet re se bulimi i studimit kanadez është në përputhje me ato të një gruaje më të vjetër kineze, e cila ishte e para që zbuloi se jo të gjitha grupet e gjakut kanë të njëjtin rrezik të infektimit me koronavirus.