Temperaturat jane ne ulje dhe i ftohti ka zbritur ne te gjithe shqiperine.

Ne vendet malore kane filluar reshjet e debores dhe pritet qe temperaturat te pesojne ulje.

Dhe Tirana mengjesin e sotem ishte shume ftohte dhe me ngjyrat e dimrit.

Meteorolog Hakil Osmani thote se?

“Reshjet e dëborës do të shfaqen ditën e sotme gjatë mesditës dhe në vijim, por do të jenë reshje të pakta në zonat malore verilindore dhe lindore”.

Në rrugët e zbrazura të kryeqytetit ka pasur dhe reshje të pakta shiu, që sipas meteorologut do të vijojnë përgjatë ditës së sotme.

“Duke filluar nga dita e hënë dhe në vijim pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen në territorin shqiptar duke sjellë mbizotërimin e kthjellimeve në vend. Edhe vranësirat do të jenë prezente por do të jenë kryesisht në zonat malore. Vlerat termike do të kenë një rritje të lehtë të tyre në mëngjes ndërsa më e ndjeshmja do të jetë në vlerat maksimale gjatë mesditës duke shënuar dhe 15 gradë Celsius që në fakt janë 2-3 gradë më të larta se vlerat tipike të muajit janar”- tha Hakil Osmani.

Ndersa ne Korçë reshjet e dëborës kanë vijuar përgjatë natës dhe mëngjesin e sotëm, ku në disa zona të caktuara trashësia ka arritur nga 5 deri në 10 cm. E pikërisht për këtë arsye, në aksin rrugorë, Korcë-Dardhë, nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë ndaj duhet te keni kujdes te mos udhetoni pa zinxhire ne keto akse rrugore.