Mbledhja e radhes se Komitetit Teknik te Eksperteve per te vendosur mbi masat e reja per frenimin e pandemise ne vend, nuk u realizua/

Keshtu qe fakti se nëse do të jetë apo jo e domosdoshme për të marrë masa shtesë apo jo, është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak për këtë mendohet të jetë bërë raportimi ditor i shifrave të rasteve të reja që sipas ekspertëve kanë qenë të qëndrueshme këtë kohë.

Rrjedhimisht ne Shqiperi do te vazhdojne te mbesin ne fuqi masat e marra deri me tani, pra vendimet e disa javeve me pare ku perfshihej ndalimi i lëvizjeve pas orës 22:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona dhe mbajtja e maskës mbrojtëse dhe në ambientet e jashtme.

E vetmja gje që mund të ndryshojë është afati i pushimeve dimërore për arsimin parauniversitar dhe shtyrja e pushimeve me gjate, por qe qëndron në fuqi ende udhëzimi për mbylljen më 24 dhjetor dhe rifillimin më 4 janar.
Nga ministrja e arsimit gjithsesi është diskutuar mundësia për afrimin e pushimeve, më 18 dhjetor, dhe shtyrjen e rifillimit të mësimit më 11 ose edhe 18 janar.