Kandidatja për deputete në listën e koalicionit PD-AN në qarkun e Tiranës, Oriela Nebiaj, ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku ndër të tjera foli edhe për të ardhmen e saj në politikë.

E pyetur nëse mendon që të kandidojë për kryetare bashkie në Tiranë, Nebiaj u shpreh se është shumë shpejt pasi PD ka emra të tjerë më me eksperiencë që mund të bëjnë këtë detyrë.

“Është shumë shpejt ta mendoj. Akoma nuk kam mbyllur këtë proces. Tirana është bashkia më e fortë dhe më e madhe, e besoj se Partia Demokratike ka emra të tjerë më me eksperiencë. Jo se nuk e konsideroj veten për të qenë tani, pasi në çdo lloj sfide e di që ja dal.

Tani i kam bërë me veten time disa konfirmime në punë. Jam e aftë t’i dal për zot çdo zotimi, por mendoj se është shumë shpejt dhe nuk është as momenti që të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme”, tha Nebiaj.