Në një video te shpërndarë në rrjete sociale shihet një 96-vjeçar para nje jurie duke u gjykuar se ka ngare makinen në shpejtësi afër shkollës. kjo vidjo është shpërndarë dhe komentuar me mijëra herë nëpër rrjete sociale

96-vjeçari iu përgjigj akuzes se këtë gje nuk e bën shpesh, por vetëm kur është i detyruar.
“Unë nuk vozis shpejtë zakonisht zoti gjykatës, jam 96 vjeç dhe nuk vozis shpejtë, përveç rasteve kur jam i detyruar. Isha duke e çuar djalin për analizat e gjakut, ai është i sëmurë. E çoj çdo dy javë për analiza, sepse ai ka ka ncer”, tha Coella derisa shihej i emocionuar dhe ka treguar se djali i tij është 63-vjeç.

Gjykatësi Caprio u prek nga historia dhe fjalët e 96-vjeçarit por për ta relaksuar situatën ai bëri shaka duke i thënë se po i bën presion me gjestin e tij, pasi i biri gjendej në sallë dhe ka frike se do t’i thotë ta shëtisë me makinë kur t’i mbush 90 vjec.

“E sheh atë djalin atje, ai është djali im, ai po sheh nga unë duke thënë babi kur të jesh 90 vjeç do të më shëtisësh me makinë,. Po bëhesh një shembull I keq për djalin tim zotëri. Po më vë nën presion me veprimin tënd”, i tha Caprio.

Me pas gjykatësi vazhdoi seancën duke i uruar shëndet atij dhe djalit të tij dhe vendosi qe çështja do të mbyllet.

“Je në moshën 90-vjeçare dhe ende kujdesesh për familjen, Kjo që e bën ti është e mrekullueshme. Dëgjo zotëri, unë të uroj të gjitha të mirat, uroj më të mirën për djalin tuaj dhe shëndet për ju. Çështja mbyllet, paçi fat dhe Zoti ju bekoftë”, i tha Caprio në fund.

Kjo video ka prekur shumë njerëz të cilët e kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale, videon qe ka marrë me mijëra klikime dhe komente.