Në Francë, te ngacmosh femrat do të quhet një veprim i paligjshëm dhe shkelësit e ligjit të ri të miratuar së fundmi do të marrin gjobë deri në 750 euro.

Deputetët francezë votuan të mërkurën pro këtij projekt-ligji, vetëm pak ditë pas ngjarjes në Francë, mes një burri dhe një gruaje të re pas nje diskutimi ne rruge.

“Ngjarjet të tilla në rrugë nuk kishin kaq rëndsi në të kaluarën por tani e tutje do të ndalohen”, është shprehur ministri i barazisë Marlene Siapas.

Disa kritikë të legjislacionit të ri thonë se ndoshta këto masa do të ndalojnë flirtimin në Francë, por ministri Siapas është ka thënë për “Reuters” se qeveria nuk po kërkon të ndërhyjë në “kulturën franceze të të shprehurit të dashurisë”.

“Ajo që është e rëndësishme është që ligjet e Republikës Franceze të ndalojnë fyerjet dhe zakonin e ndjekjes të cfarëdolloj të pahijshme mënyre ndaj një gruaje në vende publike”, tha Siapas.