Kohët e fundit një vajzë e vogël nga Rusia është shnderruar në një modele të vërtetë. Vogëlushja është konsideruar nga 22000ndjekësit e saj në Instagram, si vogëlushja më e bukur në botë.

Emri i modeles së vogël është Alina Yakupova dhe është 6-vjeçe dhe banon në kryeqytetin rus, Ajo u bë e famshme pasi mori pjesë në fushatën e reklamave të firmave si Monnalisa Kids, Yudashkin kids dhe Gloria Jeans.

Më tej ajo ka kryer sete fotografike për revistat dhe portalet e modës si Instyle dhe Grazia.