Ditet e fundit ne Itali vend ku jetojne shume shqiptare do te marrin nje kart 400 euro per te gjithe ata qe kane lindur femije.

Grupi i pare do ta marr se shepjti sepse buxheti eshte bere gati nga keshilli ministrave i cili do ti nevojitet femijeve per shpenzime.

Karta e fëmijëve prej 400 eurosh mund të zevendësojë disa shërbimeve të mëparshme siç janë bonusi i lindjes, bonusi i nënës apo kuponi i çerdhes.

Mendohet se kjo manovër është një përfitim më shumë i destinuar për familjet më të varfra ku mund të perfitojne edhe shumë familje shqiptare qe ndodhen ne vendin fqinj.

Ministrja e Familjes, Elena Bonetti paraqiti dje disa tregues të rinj në ndihmë të familjes si dhe tre masat kryesore që do të ndërmerren.

E para është kompensimi mujor për të gjithë të porsalindurit qysh në vitin 2020, duke filluar nga 80 në 160 euro në varësi të të ardhurave. 160 euro në muaj për familjet me të ardhura të ulta ndërsa për më të pasurat 80 euro.