Le 10 migliori città del mondo per gli amanti dell’arte

0
135

Për adhuruesit e artit që duan të planifikojnë udhëtimin e tyre të ardhshëm, ekspertët rezidentë në Money.co.uk kryen një studim për të zbuluar qytetet më të mira për artin e kulturën në mbarë botën. Studimi u bazua te shumë të dhëna për të renditur 40 qytetet në botë që janë tashmë të njohura për skenat e tyre unike të artit dhe kulturës.

Kriteret e renditjes përfshinin faktorë më të dukshëm, si: numri i galerive, i muzeve dhe i skulpturave, por gjithashtu u morën në konsideratë edhe variabla të tillë si arti i rrugës apo universitetet dhe kolegjet e artit me vlerësime të larta, në mënyrë që renditja përfundimtare të jepte një tablo më të plotë të asaj që secili prej qyteteve ofron.

Në krye të listës është Venecia me një rezultat prej 6,81 pikë nga 10 pikë totale. Qyteti i mbushur me kanale është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s falë lagunës dhe arkitekturës së tij me rëndësi të mëdha kulturore. Përtej arkitekturës mbresëlënëse, Venecia kishte rezultatet më të larta nga 10 qytetet më të mira për numrin e monumenteve dhe të statujave (94 për një milion njerëz), si dhe të muzeve (183.3 për një milion njerëz).

Në vendin e dytë është Majemi, një qytet që dikur njihej vetëm për plazhet dhe jetën e shfrenuar të natës. Gjatë viteve të fundit ka pasur një lulëzim në skenën e artit për Majamin, i cili duket se do të vazhdojë. Qyteti zuri vendin e dytë duke arritur vlerësimet më të larta në tre kategori: numri i galerive (113.1 për një milion njerëz), kërkimet për artin e rrugës (30,391 për një milion njerëz) dhe postimet në Instagram të artit të rrugës (130,949 për një milion njerëz).

Podiumi plotësohet me një tjetër qytet shumë i pëlqyer italian: Firence. Ky qytet toskan është plot me shembuj të artit dhe të arkitekturës së Rilindjes. Ai renditet shumë lart në mënyrë të veҫantë për numrin e muzeve: 204.5 për një milion njerëz.

Në përgjithësi, qytetet e SHBA-së dominuan renditjen me San Francisko (në vendin e pestë), Sante Fe (në vendin e shtatë) dhe Seattle (në vendin e tetë) që u renditën gjithashtu në tetë qytetet më të mira për adhuruesit e artit dhe të kulturës. Europa pati një përfaqësim mjaft të mirë në renditje, me Austrinë që u rendit në vendin e katërt, e ndjekur nga Berlini në vendin e nëntë dhe Milano në të dhjetin. / Travel & Leisure

Renditja e plotë